Digjet një tjetër xhami në Suedi

Njoftohet se në xhaminë e djegur në Eslöv, ka pasur dëme materiale raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri i rënë në orët e natës në xhaminë Eslöv e cila është e lidhur me Shoqatën Kulturore Islami u shua nga ekipet e zjarrfikëses. Gjatë djegies nuk ka patur të vrarë apo të plagosur, xhamia ka pësuar dëme materiale.

Në lidhje me ngjarjen kanë filluar hetimet ku është theksuar se zjarri ka qenë si pasojë e zjarrvënies së qllimshme.

Pas zjarrvënies në orët e drekës ndaj xhamisë në Eskilstuna të Suedisë me 25 dhjetor mësohet se po të njëjtën natë janë thyer xhamat e një xhamie tjetër që ndodhej disa metra larg saj.

Sipas studimit të Fondacionit Expo mbi racizmin dhe ksenofobinë në Suedi mësohet se këtë vit në këtë vend janë ndërmarrë të paktën 12 sulme ndaj xhamive.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat