Izraeli arreston 12 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi 12 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria përmes Twitter-it të martën bëri të ditur se forcat e saj kanë arrestuar 12 palestinezë nën dyshimet për përfshirje në "shkaktimin e trazirave" dhe sulme "terroriste".

Nga ana e tij, Ayoub Swedan, kreu i qytetit të vetëm në Ramallahun verior, tha se forcat izraelite kishin arrestuar dhjetë palestinezë në qytet dhe i çuan në një vend të fshehtë.

Forcat izraelite në mënyrë rutinore kryejnë aksione arrestimi ndaj palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor mbi pretendimet se janë në "kërkim" nga autoritetet izraelite. Mbi 7000 palestinezë aktualisht vuajnë në burgjet Izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Punëve të burgosurve.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat