Në disa qytete gjermane protestohet kundër lëvizjes PEGIDA

Në qytete të ndryshme të Gjermanisë si Münster, Berlin, Hamburg, Stuttgart dhe Mynih në protestat e zhvilluara kundër PEGIDA-s morën pjesë më shumë se 50 mijë persona. Protestuesit kanë ndaluar marshimet që do të zhvillonin mbështetësit e lëvizjes PEGIDA, raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu kundër PEGIDA-s u zhvilluan dy protesta të ndryshme në kryeqytet në Berlin. Në protestën e zhvilluar në derën historike Brandenburg nga Komuniteti turk i Berlinit morën pjesë zëvendës kryetaret e Parlamentit Federal (Bundestag) Claudia Roth dhe Petra Pau, deputetë nga partitë politike dhe rreth 1000 persona. Në shenjë proteste kundër PEGIDA-s u fikën dritat e derës Brandenburg.

Claudia Roth, në një fjalim të saj tha se Gjermania ka një kushtetutë të përbashkët dhe se PEGIDA nuk mund të vendosë për të tjerët se kush dhe ku do të jetojnë. Kryetari i Komuniteti turk të Berlinit, Bekir Jëllmaz ka theksuar se lëvizja e PEGIDA-s e cila është shfaqur në tetor të vitit të kaluar në Dresden dhe e cila është armike e islamit dhe të huajve kërkon të përhapë "Perandorinë e frikës" në Gjermani. Ai shprehet se " Gjeneron frikë kundër muslimanëve. Dhe ne kemi organizuar këtë protestë për të mos ia lënë në duart e tyre këtë fenomen". Jëllmaz ka shtuar gjithashtu se ata jetojnë në një shoqëri pluraliste në Gjermani dhe se nuk do të lejojnë askënd që ta prishë atë.

Protesta e mbajtur para senatit të Punëve të Brendshme në Berlin u mbështet nga 5 000 persona. Mbështetësit e BAERGIDA të cilët mbështesin PEGIDA-n pas ndërhyrjes për të ndërprerë rrugën e protestuesve kanë hyrë në konflikt me efektivët e policisë të cilët u përpoqën ti ndalonin. Në konfliktin me policinë u ndaluan për një kohë të shkurtër 10 persona, dhe gjithashtu u plagos një polic.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat