Tragjike: Gjendet i ngrirë kosovari, po përpiqej të kalojë kufirin me Hungarinë

Një kosovar është gjetur i ngrirë nga i ftohti sapo ka kaluar kufirin me Hungarinë, shkruan portali index.hu.

Portali Index.hu, raporton se personi që është ngrirë nga të ftohtit me të kaluar kufirin  e Serbisë me Hungarinë, është nga Kosova.

Index.hu, bazon raportin e tij nga një dëshmitar, i cili i ka thënë portalit se e njihte këtë person dhe se ai është kosovar.

Ndërkaq edhe në raportin e Policisë hungareze, është shkruar se në orën 14:20 derisa po patrullonin rreth kufirit, 15 metra larg tij kanë gjetur një trup të pajetë.

Së fundmi janë shtuar shumë ikjet e qytetarëve nga Kosova për në rrugët e shteteve në Evropë.

Këtu po e japim linkun e shkrimit, të cilin mund ta përktheni për lexim përmes Google Translate.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat