Një shpërthim ka ndodhur sot afër një xhamie në lindje të Francës, në qytetin Villefranche.
Mendohet se rasti ka lidhje me sulmin e djeshëm në Paris.
Tash për tash nuk ka informata për të lënduar eventual e as për shpërthimin, vetëm që dihet se shpërthimi ka ndodhur afër një xhamie dhe një restoranti, transmeton koha.net.
Policia ka bllokuar qasjen në këtë pjesë dhe po e heton rastin. Spekulohet se ndoshta bëhet fjalë për një lloj hakmarrje për sulmin e djeshëm ndaj selisë së gazetës Charlie Ebdo në Paris, ku u vranë 12 persona.
“Unë mendoj se kjo ka lidhje me ngjarjen e tmerrshme të djeshme në Paris”, ka thënë prefekti i Villefranche Peru Bernard.