Myftiu Tërnava dënon ashpër ngjarjen në Paris

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës, e dënon ashpër ngjarjen në Paris.

Tërnava në një intervistë për televizionin zviceran “SRF”, ka thënë se aktet e tilla nuk u takojnë besimtarëve myslimanë dhe njerëzve që besojnë tek Zoti, pasi që sipas tij, islami nënkupton paqe, transmeton Indeksonline.

“Jam I lumtur që në Kosovë nuk ka pasur asnjë incident ndër fetar deri tani. Ngushëlloj qeverinë dhe polullin francez për këtë ngjarje tragjike”, ka thënë myftiu Tërnava.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat