Në muret e një xhamie në Vjenë vendosen shkrime kundër Islamit dhe muslimanëve

Pas sulmit të armatosur në Paris të Francës ku humbën jetën 12 persona, në muret e një xhamie në Vjenë janë vendosur shkrime me shënjestër Islamin dhe myslimanët.

Shkrimet në murin e xhamisë Tuna e cila është në rajonin e tretë lidhur me Federatën Islamike të Vjenës u diktuan nga qytetarët të cilët erdhën në mëngjes për faljen e mëngjesit. Pas njoftimit të policisë nga qytetarët në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet.

Punonjësi i xhamisë Tuna, Erxhan Karakush në një deklaratë për gazetarin e AA ka deklaruar se kur kanë ardhur në mëngjes janë përballur me shkrimin ku dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Karakush mendon se sulmi ndaj xhamisë mund të jetë ndërmarrë si pasojë e një ndikimi të ngjarjeve në Francë.

Karakush i cili shprehet se në kohët e fundit urrejtja ndaj islamit në Austri është rritur, duke vendosur organet e brendshme të derrit në xhamitë dhe sulmet ndaj grave të mbuluara thekson se: "Këto ngjarje na shqetësojnë gjithmonë. Kush na siguron se ata nuk na sulmojnë gjatë natës kur ne jemi duke u lutur".

Në Austri në gjashtë muajt e fundit në godinën e medresesë Ejup sulltan në Vjenë që është në ndërtim është vendosur kokë derri, ndërsa në xhaminë Ejup sulltan në Telfs të Tirolit u shkruan shenja "Naziste" dhe në xhaminë Koxhatepe e cila operon në kuadër të bashkësisë islame të Austrisë në Vjenë u vendosën organet e brendshme të derrit. Gjithashtu shumë gra të mbuluara në vend kanë qenë pre e sulmeve verbale dhe fizike. /AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat