Paris, sulmuesi i armatosur ka marrë pesë pengje në një dyqan

Policia franceze pretendon se një sulmues i armatosur, i përfshirë në vrasjen e punonjës së policisë në Paris, ka marrë pesë pengje në një dyqan ushqimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi i armatosur ka hyrë në një market në pjesën lindore të Parisit. Në pjesën jugore të qytetit dje në mëngjes ka ndodhur shkëmbim zjarri mes policisë dhe sulmuesit. Në vendin e ngjarjes janë plagosur dy policë. Policja e plagosur më vonë ka vdekur, ndërsa pas të shtënave policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Policia ka njoftuar se ky incident nuk ka të bëjë me sulmin ndaj selisë së gazetës satirike "Charlie Hebdo" ku humbën jetën 12 persona, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat