Jablanoviq thotë se kurrë nuk ka dëgjuar për masakra në Kosovë (Video)

Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka thënë se ai nuk e ka idenë se në Kosovë ka pasur masakra në vitet 1998-99.

Në një intervistë dhënë në Interaktivin e KTV-së, Jablanoviq ka thënë se ai ka qenë tinejxher në kohën e luftës dhe se në Leposaviq nuk ka pasur luftë, raporton KTV.

Ministri ka thënë se kryeministri Mustafa asnjëherë nuk e ka thirrur për ta pyetur për deklaratën e tij kundërthënëse.

Ka pohuar se nuk i ka ofenduar nënat gjakovare, por ata që kanë gjuajtur me gurë dhe se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje e as të ndalet së quajturi Kosovën me emrin “Kosovë dhe Metohi”.

Ndiqeni një deklaratë të ministrit Jablanoviq në emisionin Interaktiv, që transmetohet sonte në KTV.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat