Pikërisht në të njëjtin vend ku para disa javës qentë sulmuan një fëmijë rom duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tani qenë kanë sulmuar një fëmijë të një shqiptari.
Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani, ka konfirmuar për Zëri se bëhet fjalë për një vajzë shqiptare 12-13 vjeçare, e cila ka marrë plagë të rënda në pjesën e kofshës dhe në pjesë të tjera të trupit.
Nga më e keqja vajzën e kanë shpëtuar disa punëtorë të cilët ishin duke hequr borën. Ata thonë se i kanë parë gjashtë qenë duke e sulmuar vajzën dhe se kanë vrapuar menjëherë për ta ndihmuar.
Sipas tyre - derisa nuk ia dalin që ta shpëtojnë vogëlushen nga kafshimet e tyre - “sa më shumë që i goditnin qentë, ata e sulmonin më shumë vajzën”.
Vajza për momentin është duke u trajtuar në qendrën infektive në Prishtinë. /Zëri/