Vizatojnë grafite dhe vendosin një kokë derri para mesxhidit në Boras të Suedisë

Vandalët në qytetin Boras në jug të Suedisë kanë përdhosur objektin e Shoqatës Islame ku besimtarët musliman kryejnë lutjet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan portali suedez Local, objekti i cili përdorët si mesxhid këtë fundjavë ishte shënjestër e vandalëve të cilët në murin e këtij objekt kulti kanë shkruar "Viva La France" duke kujtuar sulmin e fundit në Paris. Përveç kësaj, para objektit është lënë një kokë derri.

Besimtarët të cilët kanë ardhur për të kryer lutjen të parët e kanë parë se objekti i Shoqatës Islame ishte shënjestër e këtij sulmi vandal. Policia është informuar për rastin dhe janë duke u hetuar në mënyrë që autorët e krimit të gjenden. Ndërkohë, në Suedi në javët e fundit janë kryer disa sulme ndaj objekteve muslimane të kultit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat