Disa të rinj, tek udhëkryqi i Lipjanit i kanë dalë në rrugë eskortës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke brohoritur “UÇK , UÇK!”
Me flamuj kombëtar shqiptarë e parulla me përmbajtje që shprehin zemërimin me praninë e tij në vendin ku nga serbë u kryen krime monstruoze, Vuçiq u prit edhe në pjesë të tjera të Kosovës, nga kaloi ai pas hyrjes në vendin tonë.
Aleksandar Vuçiq me ministrat e tij ka mbërri sot në Kosovë për një vizitë tri ditësh. Ai gjatë kësaj kohe do të vizitojë komuna me popullatë serbe dhe objekte të kultit të krishterë ortodoks serb. /koha/