20 meshkuj dhe dy femra po mbahen në stacionin policor, të cilët protestuan para Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se sipas urdhrit të prokurorit, deri në gjashtë prej tyre do të ndalen për 48 orë, ndërsa të tjerët pritet të lirohen sonte më vonë.
Të njëjtat burime njoftojnë se nga aksioni i sotëm, shtatë policë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre në gjendje të rëndë. Për lëndimet e policëve e konfirmon edhe zyra për informim e këtij institucioni.