A. Rama nga qyteti i Podujevës është kafshuar nga qentë endacakë, të premten pasdite, afër ndërtesë së Komunës së Podujevës.
Rama ka rrëfyer për Gazetën Tribuna se ishte duke shkuar në barnatore për të blerë çaj, ndërsa një grumbull qensh i janë lëshuar nga prapa duke e kafshuar në këmbën e majtë. Sipas tij, tufa prej 20 qenve endacakë i është vërsulur rreth orës 21:00 të mbrëmjes.
Ai ka shkuar në emergjencë ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa është ankuar se Policia nuk hapi rast për të.
“Polici nuk më ka marr emër edhe as që e ka lajmërua rastin. Veç më tha: që s’e ndjen vetën mirë, po të dërgojmë në emergjencë”, ka rrëfyer Rama.
Shefi i stacionit të Policisë në Komunën e Podujevës, Isak Ejupi, ka thënë se nuk është lajmëruar dikush që është kafshuar nga qeni. Ai ka insistuar se polici nuk ka guxuar të mos e shkruajë rastin. /Tribuna/