Avignon, Francë
Një maroken 47 vjeqar qëllohet 17 herë me thikë nga fqinji i tij. Gruaja dhe fëmija i tyre arritën ti shpëtojnë kësaj masakre.
Sulmi mbi Marokenin në Avignon është vetëm një nga sulmet e panumërta mbi qendrat islame dhe besimtarët muslimanë në Francë.
Në afërsi të qytetit Avignon në Francë, një francez vret fqinjin e tij Maroken duke e qëlluar atë 17 herë me thikë. Sulmuesi, i cili besohet të jetë ndikuar nga rritja e Islamofobisë në Evropë, gjatë aktit kriminal thërriste me zë të lartë “Unë jam Zoti yt, Unë jam Islami”. Sipas policisë lokale sulmuesi (28) kishte thyer derën duke hyrë me thikë në dorë në banesën e viktimës (47).
Organizata franceze kundër Islamofobisë dënon aktin barbar të së Premtës dhe e cilëson atë si “një sulm të tmerrshëm ndaj besimtarëve muslimanë”.
Gruaja shpëton fëmijën
47 Vjeqari tashmë i ndjerë së bashku me gruan e tij (31) kishin arritur ta çarmatosin sulmuesin mirëpo ai ishte kthyer sërish, kësaj radhe me një thikë më të madhe duke vrarë Marokenin dhe duke lënduar gruan e tij. Në fund gruaja (31) kishte arritur të shpëtojë fëmijën esaj dhe të lajmërojë Policinë.
Pas aktit barbar polcia arrestoj sulmuesin e çmendur duke dërguar atë në klinikën psikiatrike ku do të mbahet derisa të përfuindojnë hetimet. Mbi të rëndon akuza për vrasje, tentim vrasje dhe posedim i narkotikëve. Sulmuesi cilësohet të jetë Skizofren, siç u cilësuan më parë edhe shumë vrasës tjerë të muslimanëve.
Shpeshtohen sulmet mbi qendrat islame
Hetuesia thotë se do të hetohet edhe për “aspektin armiqësor ndaj Islamit” në rastin e së premtës. Që nga sulmet në Revistën satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën 12 persona, sulmet mbi qendrat islame dhe komunitetin musliman janë shpeshtuar me të madhe jo vetëm në Francë por në mbarë Evropën./Shembulli/