Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, në fjalën që mbajti në mbledhjen e Unionit të Parlamenteve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik tha se mbi botën islame sot po bëhen operacione dhe bëri thirrje për uniteti dhe solidaritet.
Duke rikujtuar sulmet në rritje ndaj islamit pas atentatit në Paris Presidenti Erdoan tha se “sot nuk është dita për të nxjerrë në pah interesat individuale, apo ata sektare”.
Terroristët nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë zëdhënësit dhe përfaqësuesit e hapësirë gjeografike islame, cilësoi Erdoan.
Përdorimi bashkë pranë njëri-tjetrit dhe me qëllim i koncepteve “terrorist” dhe “mysliman” është ofendimi dhe sulmi më i madh që i bëhet botës islame, ndërsa shtoi se askush nuk mund ta sqarojë dhe t'i japë përgjigje veprimit që bëri revista “Charlie Hebdo”, e cila e përdori profetin islam si material për karikaturat e saj.
Sulmi ndaj liderit të një feje nuk mund justifikohet me lirinë e shprehjes, theksoi Erdoan duke shtuar se sulmi ndaj Profetit Muhamed për myslimanët është “vijë e kuqe”.