Lëvizja antiislame gjermane, PEGIDA, u duk e çoroditur dje pasi figura publike e saj, Lutz Bachmann, dha dorëheqjen pas një fotoje "selfie" si Adolf Hitleri.
Lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann, dha dorëheqjen si lider i lëvizjes antiislame pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori të Gjermanisë, Adolf Hitler.
PEGIDA, e cila ka mohuar se kundërshton islamin, apo refugjatët si qëllim në vetvete, ka organizuar manifestime që nga tetori i kaluar.
Ndërkohë, manifestimi i djeshëm në Dresden, Lajpcig, u shoqërua me kundërshti mes përfaqësuesve kryesorë të saj.
Themeluesit e PEGIDA-s thanë se distancoheshin nga organizatorët e manifestimit për shkak të diferencave ideologjike.
Sakaq, llogaria e Lutz Bachmannit në rrjetin social Facebook është fshirë.
Zëdhënësja dhe bashkëthemeluesja e PEGIDA-s, Kathrin Oertel, deklaroi se e kaluara e Bachmannit, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen, nuk do të kontribuonte në ndërtimin e besimit për qëllimet e kësaj lëvizjeje./trt/