Në kryeqytetin saudit Riad sot është varrosur Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah bin Abdul Aziz, i cili vdiq mbrëmë, një orë pas mesnate, raporton Anadolu Agency (AA).
Funerali u ndoq nga një numër i madh besimtarësh si dhe nga shumë burrështetas të huaj.
Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah bin Abdulaziz vdiq në moshën 91 vjeçare, në një spital ku ai ishte trajtuar tre javët e fundit.
Abdullah në fronin mbretëror është pasuar nga gjysmë vëllai i tij Salman Bin Abdulaziz Al Saudi.