Bektas Cezik, imami i xhamisë "Fatih" të qytetit të Manhajmit është sulmuar në mes të rrugës nga tre nacionalistë islamofobë natën e së dielës.
Imami 45 vjeçar është sulmuar nga prapa dhe është rrëzuar përtokë, ndërkohë që është munduar të mbrohet nga goditjet me shkopin e tij me të cilin ecte, mirëpo përkundër kësaj ai mori lëndime në shpinë dhe në këmbë, kështu që iu desh të shkonte në një spital të Manhajmit.
Në faqen e tij në Facebook ai e kishte komentuar kështu ngjarjen:
"Urrejtja më arriti edhe mua. Dje në mbrëmje më sulmuan tre urrejtës të Islamit. Mirëpo, arrita të mbrohem goxha me shkopin që e përdor për të ecur. Kurrë më nuk do të dal nga shtëpia pa shkopin tim, edhe po qe se nuk do të kem aspak nevojë për të.
Për këtë shkak, e lus çdonjërin që duket si musliman të ketë kujdes dhe të mos dalë në mbrëmje pa shoqërues.
Kohë e rëndë për muslimanët."
Policia është duke kërkuar ndonjë dëshmitar që ka qenë në vendin e ngjarjes./Shembulli/