Qeveria e Republikës së Kosovës refuzon ta pranojë ultimatumin e partive opozitare për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, dhe kthimin në Kuvend të Ligjit që e shndërron “Trepçën” në ndërmarrje publike.
Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e ka ndërmend që t’i ndalë protestat e tyre paqësore karshi Qeverisë, duke ngulmuar pikërisht në këto dy kërkesa të cilat, sipas saj, janë edhe kërkesa të popullit. E si përfundim nesër organizatorët e protestës presin që para Qeverisë së vendit të protestojnë mijëra veta. Madje, ata shtojnë se protestat nuk do të ndalen dhe se ky është vetëm fillimi i protestave, të cilat do të jenë edhe më masive gjatë ditëve në vijim./Zëri/