Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, gjatë protestës së sotme, tashmë është liruar.
“Nuk e di pse më arrestuan, vetëm më ftoi njëri nga policët, ma dredhoi dorën dhe më quan në stacionin policor. Posa hyra aty, komandanti i stacionit menjëherë më liroi sepse nuk kishin bazë të më mbanin brenda. Unë si kryetar i Prishtinës, kam të drejt që të protestoj, sepse jam i zgjedhur nga vota e këtyre qytetarëve”, ka thënë Ahmeti pas lirimit. /Indeksonline/