Muslimanët e qytetit të Rozhajës në Malin e Zi protestojnë kundër "Charlie Hebdo"

Në qytetin e Rozhajës në Malin e Zi është organizuar një protestë kundër revistës satirike franceze "Charlie Hebdo", e cila publikoi karikaturat e Profetit Muahmmed me sloganin "Për Profetin tonë", raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar nga shoqatat "Atdheu" dhe "Rozhaji im" kanë marrë pjesë qindra persona. Portestuesit të cilët mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Të duam shumë o i dërguari i Allahut" u bënë thirrje kundra revistës satirike, "Charlie Hebdo" që të mos publikohen më karikatura të tilla si dhe të përmbahen ndaj ofendimeve të Profetit.

Javën e shkuar edhe në Novi Pazar të Serbisë u organizua një protestë e ngjashme.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat