11 autobusë po presin të dalin në Serbi (Video)

Ikja e kosovarëve për në vendet e Bashkimit Evropian po merr përmasa dramatike, çdo ditë.

Në këto momente, gazetari i Indeksonline në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Merdare ka numëruar deri në 11 autobusë të mbushur plotë me kosovarë që janë nisur rrugës për në BE.

Këta banorë të Kosovës, fillimisht po shkojnë në Serbi, dhe më pas, përmes trafikantëve po e kalojnë ilegalisht kufirin për në Hungari.

Megjithëse largimi i kosovarëve nuk është ndalur pothuajse asnjëherë, këtyre ditëve duket që gjërat kanë përmasa krejt tjera pasi në stacionin e autobusëve të Prishtinës thuhet se bileta për Beograd nuk ka më për një kohë të pacaktuar për shkak të kërkesave të mëdha.

Më herët, Indeksonline publikoi pamje trishtuese nga stacioni i autobusëve ku shiheshin familje të tëra, me fëmijë të vegjël duke u munduar të zënë një vend në një nga autobusët që bëheshin gati për tu nisur për Serbi.

Autoritetet kosovare vazhdimisht po bëjnë thirrje që kosovarët të mos bijnë pre e mashtrimeve të trafikantëve. Njejtë po veprojnë edhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së të cilat thonë se asnjë kosovarë nuk ka shansë më që t’i pranohet kërkesa për azil, mirëpo këto thirrje duket qartë që nuk kanë funksionuar fare. /Indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat