Në kopertinën e revistës së përjavshme marokene “Al Watan Al An”, është publikuar një fotomontazh i presidentit francez Fransua Hollande, ku ai duket si Hitleri.
Revista akuzon presidentin Hollande se nuk po garanton sigurinë e qytetarëve me origjinë myslimane në Francë. Në kopertinën e revistës shkruhet: “Francezët po rilindin kampet e përqendrimit të myslimanëve dhe se qeveria franceze nuk garanton sigurinë e qytetarëve myslimanë”.
Kryeredaktori i revistës, Abderrahim Ariri tha se kjo është më e pakta që meriton presidenti francez.