Vdes në Merdar 62-vjeçari derisa po ikte nga Kosova

Një person i moshës 62-vjeçar ka vdekur mbrëmë në pikën kufitare në Merdar, raporton KTV. I ndjeri ishte duke kaluar kufirin me turmën e personave që po iknin nga Kosovën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se viktima ka kërkuar ndihmë nga autoritetet doganore dhe policia më pas ka kërkuar ndihmën e emergjencës mjeku i së cilës ka konfirmuar vdekjen.

Ai ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Por ka theksuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat