Forcat e ushtrisë izraelite arrestojnë 11 të mitur palestinezë

Ushtarët izraelitë në bastisjet dhe kontrollet e ndërmarra në El-Halil dhe Jerusalem kanë arrestuar 11 fëmijë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Lidhja e të Burgosurve Palestinezë thuhet se: "Forcat e ushtrisë izraelite në bastisjet dhe kontrollet e ndërmarra në orët e para të mëngjesit në qytetin El-Halil kanë arrestuar 7 të mitur që i përkasin moshave nga 14 deri në 17 vjeç".

Në deklaratë theksohet gjithashtu se ushtarët izraelitë që nga viti i ri në qytetin El-Halil kanë kryer 35 arrestime të personave në moshë të mitur.

Ndërsa në Jerusalem ushtarët izraelitë kanë arrestuar 4 persona nën moshën 17 vjeç. Pala izraelite nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimet e kryera. Ushtarët izraelitë shpesh bastisin shtëpitë e palestinezëve në Rripin e Gazës dhe në Jerusalem.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Palestina mësohet se në burgjet izraelite ndodhen 7 mijë të burgosur palestinezë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat