Biznesmeni jordanez ofron një milion dollarë për kapjen e El Bagdadit

Një milion dollarë për atë që sjell të gjallë Abu Bakr al Bagdadin, kreun e Shtetit Islamik. Kjo është oferta e çmendur e një biznesmeni jordanez.

Një ofertë që vjen pasi ISIS-i dogji të gjallë një pilot jordanez që e kishte kapur në dhjetor kur aeroplani i tij u rrëzua në territoret e pushtuara nga ISIS.

Videoja e djegies së tij të gjallë ka shkaktuar zemërim në mbarë botën.

Biznesmeni është Hani Abu Asfar.

Ai është president i këshillit drejtues të Asfar Holding, një grup i fuqishëm biznesi në Jordani.

Po kështu ai ka bërë edhe një tjetër ofertë: 100 mijë dollarë për atë që do ta vrasë atë.

Gjithësesi oferta e tij nuk është më e madhe se ajo që ofrojnë SHBA për kokën e “kalifit”.

Çmimi i amerikanëve është plot 10 milionë dollarë. /lapsi.al/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat