Boksieri prishtinas, Arian Gashi, është prej më të mirëve në vend dhe që synon të arrijë sa më shumë në jetën sportive. Ai është i përkushtuar në të gjitha sferat. Ai përveç me sport, është edhe fetar. Ai shihet në një foto të postuar në facebook duke u falur në maje të Lubotenit, e cila ka lartësinë 2498 metra, duke treguar respektin e madh që ka për fenë islame. Ai tha se ndihej shumë komod që u falë në një lartësi të madhe.
