Fate të ndryshme për kosovarët që kanë marrë rrugën e largimit nga vendi. Mbrëmë, emisioni Interaktiv në KTV ka sjellë rrëfime ekskluzive nga Hungaria.
Disa shtetas të Kosovës të mbyllur në Kiskunhalas kanë treguar nga dritaret e dhomës ku mbahen se po presin kthimin e tyre të shpejtë në Kosovë, përcjell koha.net. Njëri prej tyre ka treguar se është zënë në Gjermani. Aty ka edhe fëmijë e gra.
Në Budapest, ekipi i KTV-së ka ndjekur gjatë gjithë natës udhën e 5 të rinjëve kosovarë që kanë pritur deri në orë 07:10 trenin për Munchen. Ata i kanë rënë pishman që janë nisur duke u lutur për kthimin e shpejtë në Kosovë.
Në Debrecen, Amiri e Arianiti kanë treguar sa keq janë kushtet në kampin në kufi me Rumaninë dhe se do të ikin shumë shpejt për në Austri a Gjermani.
Për KTV-në ka folur edhe Ministri i Brendshëm hungarez dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe të shoqërisë civile.
Për më shumë, shikojeni videon e plotë: