Grupet ekstremiste të djathta në Britaninë e Madhe marshuan kundër muslimanëve

Një grup ekstremist i djathtë i emërtuar si English Defence League  (EDL) ka marshuar në qytetin Dudley i cili ndodhet në perëndim të vendit kundër muslimanëve dhe përhapjes së fesë Islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Policia e Midlands të cilët kishin marrë masa të rrepta sigurie thuhet se pjesëmarrja në këtë marshim nuk ishte sa pritej. Sipas infromacioneve të policisë numëri i pjesëmarrësve në këtë marshim ishte rreth 600 persona. Perosnat mbanin në duar flamuj anglez dhe flamuj të bardhë me kryqe të kuq si dhe hidhnin parrulla kundër fesë Islame si "Islam shko në xhehenem" dhe "nuk duam xhami të tjera".

Ndërkohë që protestuesit për të kundërshtuar ndërtimin e një xhamie në qytetin Dudley marshuan drejt godinës së bashkisë së qytetit. Gjatë marshimit herë herë ms spolicisë dhe protestuesve pati konfrontime. Ndërkohë policia ka deklaruar se ka arrestuar 30 protestues.

Nga ana tjetër protestuesit e EDL kanë thënë se me pengimin e ndërtimit të kësaj xhamie ata do të mbrojnë shtëpitë dhe vendin e tyre. Ndërkohë një grup anti-fashist i emërtuar si UAF ka organizuar një protestë kundër EDL.

Rreth 50 persona të UAF të mbledhur në të njëjtin qytet ku edhe EDL organizonte protesta kundër Islamit kanë hedhur slogane kundër tyre dhe kanë thënë se nuk kanë ndërmend të leshojnë qytetin e tyre EDL-së.

Në nëntor vitin e kaluar Shoqata e muslimanëve në Dudley ka marrë leje ndërtimi e një xhamie me minare lartësia e të cilëve është planifikuar të jetë 18,9 metra. Grupet e krahut të djathtë, të tilla si EDL kanë kundërshtuar ndërtimin e këtij objekt kulti.

EDL është grup fashist që përpiqet të krijojë perceptim negativ ndaj Islamit në Britani të Madhe. Në nëntor 2010 policia britanike paralajmëroi se protestat antiislamike të grupit kanë inkurajuar ekstremizmin dhe dëmtuan qetësinë sociale në Mbretërinë e Bashkuar. Protesta e ardhshme e EDL planifikohet të mbahet më 7 mars në Manchester.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat