Muslimanët të cilët jetojnë në kryeqytetin e Kubës, Havana, e cila qeveriset me një sistem komunizmi, mospasjen e një xhamie e cilësojnë si një mungesë të rëndësishme dhe kanë kërkuar që të ndërtohet një e tillë, ku ata të mund të përmbushin obligimet e tyre fetare, raporton Anadolu Agency (AA).
Muslimanët të cilët mblidhen në "Casa de los Arabes" (Shtëpia Arabe) e cila njihet me emrin si Havana e vjetër në kryeqytet, detyrohen të rreshtohen meshkujt para dhe femrat mbrapa për të falur namazin e xhumasë.
Për “Shtëpinë Arabe” e cila i përket një të pasuri i cili ka jetuar në Kubë në vitet 1940 është përgjegjës një kuban i cili pasi pranoi fenë islame mori dhe emrin Nizam. Ndërtesa e cila reflekton karakteristikat e arkitekturës andaluziane, në të njëjtën kohë shërben edhe si një muze ku ekspozohen gjërat që i përkasin muslimanëve kubanë.
Muslimanët obligimet e tyre fetare i përmbushin në shtëpitë e tyre, ndërsa namazin e xhumasë ata e falin në “Shtëpinë Arabe” ku marrin pjesë afërsisht 50 persona. Në Kubë gjenden afërsisht 4 mijë muslimanë dhe përbëjnë më pak se 1 përqind të popullsisë së vendit.
- Numri i grave që kanë pranuar Islamin është më i madh
Shahida Abdulgafur Bertha, e cila punon për përhapjen e Islamit në Komitetin e Grave në Bashkësinë Islame të Kubës në Havana tha se numri i grave të cilat kanë pranuar Islamin është më i madh. Bertha e cila thekson se që nga muaji i Ramazanit të vitit të kaluar kanë pranuar Islamin më shumë se 100 gra tha se: "Edhe në shtetin e Gujanës i cili në aspektin e popullsisë dhe të sipërfaqes është më i vogël se Kuba ka një xhami. Kërkojmë që edhe në Kubë të ndërtohet një xhami".
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i cili javën e kaluar pati një vizitë zyrtare në Kubë gjatë takimit të tij me Presidentin kuban, Raul Kastro i kishte shprehur atij se Turqia ka dëshirë të ndërtojë një xhami të arkitekturës turke në Kubë.
- Pasi fali namazin e xhumasë ai pranoi Islamin
Yuleysy Fernandez Cruzata, pas namazit të xhumasë me ndihmën e imamit në “Shtëpinë Arabe” u bë musliman duke shprehur shehadetin (Kelime-i Şehadet).
Ndërsa një grua e re e cila ka marrë emrin Fatima tha se "Edhe më parë kisha dijeni rreth Islamit. Në kohët e fundit kam bërë më shumë kërkime rreth tij. Kam pranuar Islamin sepse e ndjeva me zemër. E ndiej veten si muslimane".
Ndërsa një qytetare tjetër kubane e cila ka pranuar Islamin Irana de los Calles Osario, ka theksuar se edhe bashkëshorti i saj është musliman. Ajo ka theksuar gjithashtu se ka marrë emrin Ajshe, ndërsa bashkëshorti i saj Abdulhakim dhe se nuk kanë mundur të ndërrojnë emrat e tyre në gjendjen civile ku në procedurat zyrtare vazhdojnë të përdorin emrat spanjollë.
Osario, e cila thekson se muslimanët në vend janë në pakicë ajo shprehet se për përhapjen e Islamit dhe për të përmbushur obligimet e tyre fetare kërkojnë që të ndërtohet një xhami në Kubë.
Osario e cila shprehet se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Kubë ka vizituar “Shtëpinë Arabe” tha se: "Në dashtë zoti të ndërtohet një xhami e bukur dhe e madhe. Kemi nevojë për një xhami”
- Unë zgjodha Islamin për të zëvendësuar mungesën time të spiritualitetit"
Tuniziani Ajmen Keçida i cili erdhi në Kubë për të kryer studimet në mjekësi dhe i cili jeton prej 6 vitesh në Havana tha se para se të vinte në vend ai nuk besonte te asnjë fe dhe kjo gjendje e shtynte atë në vetmi.
Keçida i cili thekson se muslimanët në Kuba jetojnë pa u shqetësuar ka theksuar se: "Përjetoja një mungesë të spiritualitetit dhe zgjodha Islamin për të shpëtuar nga kjo gjendje". Keçida gjithashtu ka pohuar se në Kubë jetojnë edhe muslimanë nga Malajzia, Indonezia, Somalia dhe Arabia Saudite dhe e vetmja gjë që mungon është një xhami.
Ndërsa një student i mjekësisë, palestinezi Eshref Abu Hamida i cili ka ardhur të falë namazin e xhumasë në “Shtëpinë Arabe” ka theksuar se muslimanët për arsyen se në vend nuk ka xhami herë pas here mblidhen në ambasadat e Egjiptit, Arabisë Saudite dhe të Katarit për të falur namazin e xhumasë.
Eshref i cili jeton në Arabinë Saudite thekson se i ndjek nga afër zhvillimet në Palestinë dhe shprehet më tej se: "Shpresoj që Palestina të çlirohet dhe që të gjithë të çlirohemi nga kjo".