Numri prej rreth 10 884 personash të cilët janë deportuar në vitin 2014 në Gjermani është raportuar si niveli më i lartë i personave të depërtuar që nga vitin 2006 e deri tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria Gjermane në përgjigje të pyetjeve parlamentare nga Partia e majtë ka pretenduar se në praktikën e deportimeve është vërejtur një rritje. Në vitin e kaluar në mesin e të deportuarve ka patur 2 mijë e 177 shtetas serbë, 807 shtetas maqedon dhe 789 shtetas Kosovar.
Ndërsa për vitin 2014 numri i personave të deportuar është 10 884 persona. Në vitin 2013 shifra për persona të deportuar ka qenë 10 198.
Shifra më e lartë e personave të deportuar nga Gjermania ka qenë ajo e vitit 2006 me 13 894 persona.
Qeveria në përgjigjen e saj gjithashtu ka theksuar se në Gjermani në vitin 2014, 202 834 persona kanë kërkuar azil dhe në krahasim me vitin 2013 vërehet se ka një rritje prej 60 përqind.
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët ka parashikuar se numri i emigrantëve që do të vijnë këtë vit në vend do të ketë një rritje me 50 përqind dhe do të ketë afërsisht 300 mijë aplikime për azil.
Në vitin 2015 pritet që të ketë një rritje për shkak të konflikteve në Siri, Irak dhe Ukrainë.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë kishte njoftuar se aplikimet për azil në muajin janar në krahasim me janarin e vitit të kaluar ka një rritje prej 73.1 përqind, me një numër prej 25 mijë e 42 aplikime.