Ministri serb i Punës, Aleksandar Vulin, vazhdon të sillet sikur të ishte ministër serb për Kosovën, post ky që e mbante më herët në Qeverinë e Beogradit.
Ai, sot ka thënë se Serbia vazhdon të përkujdeset e të ndihmojë serbët në Kosovë.
“Për këtë qëllim Serbia çdo muaj paguan 43 mijë rroga nga buxheti i saj për njerëzit që punojnë në Kosovë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se shteti serb brengoset edhe për serbët që nga Kosova ishin ikur bashkë me ushtrinë e policinë e të cilët ai i quan “të shpërngulur interno”, transmeton koha.net.
“Këta njerëz nuk janë harruar”, ka thënë ai.
Vulin nuk ka treguar se cilat kategori pune i paguan i Serbia për serbët në Kosovë, ndërsa nuk dihet nëse këta persona marrin pagë edhe nga buxheti i Kosovës.