Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, u prit nga Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abduulaziz el-Suud, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan pas vizitës së tij në qytetin Medine mbërriti në kryeqytetin e vendit në Riad me avionin privat TSI "TUR" në orën 13.15 minuta. Presidenti Erdogan u prit në aeroportin ndërkombëtar në Riad nga Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abduulaziz el-Suud.
Të dy personalitetet pas marsheve të nderit të vendeve përkatëse kanë përshëndetur trupën ceremoniale mbretërore. Dy liderët pasi kanë njohur delegacionet e të dy palëve kanë pushuar për një kohë të shkurtër në terminalin mbretëror të aeroportit.
Presidenti Erdogan dhe Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abduulaziz el-Suud pas takimit dypalësh delegacioneve do të takohen përsëri në një drekë pune. Presidenti i Turqisë në këtë vizitë është i shoqëruar nga Zv.Kryeministrat Jalçın Akdoğan dhe Numan Kurtulmush, Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushoglu, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalën dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu.