Gëzim Kelmendi e shumë të tjerë largohen nga Partia e Drejtësisë

Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj paritë.

Kelmendi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes.

“Arsyet e dorëheqjes tonë janë të shumta, por nuk janë të panjohura për ju. Tradhtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, lakmia dhe uria për pushtet, shkelja e parimeve për interesa personale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë, na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë”, kas shkruar Kelmendi.

Së bashku me Kelmendin, dorëheqje ka dhënë edhe komplet dega e Pejës, Drenasit dhe ajo e Skenderajt.

Lexojeni të plotë postimin e Kelmendit në Facebook:

 

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat