Numri i uebsajteve të bllokuara në Turqi është rreth 68 mijë. Në masat më të fundit të ndalimit të faqeve të njohura bën pjesë dhe revista satirike franceze “Charlie Hebdo”.
Ndalimet e fundit janë marrë pas ankimimit të qeverisë në gjykatë duke iu referuar ligjit për blasfemi. Në total janë bllokuar 49 faqe, ku sipas gjykatës “poshtërojnë vlerat e besimit të njerëzve”.
Gjithashtu është ndaluar dhe faqja e shoqatës së parë ateiste në Turqi si dhe faqet individuale të disa personave të njohur, faqe forumi, faqe informative, faqe të cilat kanë publikuar karikaturat e “Charlie Hebdo”./shekulli/