Protestë para Ambasadës izraelite në Ankara kundra dhunës ndaj fëmijëve palestinezë

Një grup i cili ka reaguar ndaj torturave të ushtarëve izraelite të cilët përdorën qentë ndaj një fëmije palestinez, kanë protestuar para Ambasadës së Izraelit në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i anëtarëve të shoqatës Ndalesa e Njerëzimit u mblodh para ambasadës me dy qen të trajnuar. Kryetari i shoqatës, Osman Arslan në një deklaratë ka kërkuar që Izraeli të heqë dorë nga dhuna dhe torturat mbi fëmijët e pafajshëm palestinezë. Sipas tij ky vend që nga dita e themelimit të tij ka një sjellje imperialiste dhe agresive, dhe se është plotësisht një shtet i terrorit.

Arslan i cili  shprehet se të gjithë shtetet perëndimore dhe veçanërisht SHBA i mbyllin sytë ndaj këtij agresioni, thekson më tej se bota e qytetëruar është duke ndjekur këto mizori të Izraelit i cili ka masakruar dhe vazhdon të masakrojë mijëra të pafajshëm, gra dhe fëmijë palestinezë dhe i cili vazhdon të shpërfillë drejtësinë ndërkombëtare.

Kreu i shoqatës Ndalesa e Njerëzimit kërkon nga të gjitha shtetet e botës që të dënojnë veprimet terroriste dhe vrastare të Izraelit  dhe kërkon gjithashtu që Izraeli të tërhiqet nga trojet palestineze. Arslan thekson se pak kohë më parë një fëmijë palestinez është torturuar me qen nga ushtarët izraelitë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat