Falen në Anfield, marrin mbrojtje nga tifozët e Liverpoolit

Një foto që ka shkaktuar stuhi në median britanike dhe rrjetet sociale ku janë të përqëndruar tifozët e futbollit anglez, duket të ketë ngritur një këmbë gjithë tifozët e Liverpoolit.

Ishte Stephen Dodd, ai që publikoi në Tëitter një fotografi të dy tifozëv të tjerë duke u falur në ambientet e stadiumit Anfield Road.

Ai këtë e përshkroi si veprim të “turpshëm”, duke nxitur një valë reagimesh, transmeton Telegrafi.

Mijëra tifozë të tjerë të Liverpoolit u hodhën në mbrojtje të muslimanëve që u falën në Anfield duke thënë se secili njeri ka të drejtën e praktimit të fesë.

Disa të tjerë kanë reaguar duke thënë se Liverpooli ka lojtarë muslimanë dhe se këto shprehje nuk janë adekuate.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat