Kthehet një aeroplan me azilantë kosovarë

Një aeroplan me plotë emigrantë kosovarë ka ateruar mbrëmë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Emigrantët janë kthyer nga Hungaria, Austria e Gjermania ndërsa i përkisnin grupeve të kosovarëve që kanë emigruar ilegalisht gjatë fundit të vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015.

Të kthyerit dukeshin të tensionuar dhe të lodhur ndërkaq asnjë nga ta nuk ka pranuar të flas për mediat lokale. Këtë nuk kanë pranuar ta bëjnë as familjarët e tyre, të cilët prapa kamerës tregonin për mënyrën e ikjes që familjarët e tyre e bënë ilegalisht përmes kufirit serbo-hungarez.

Shpenzimet e të kthyerve i ka mbuluar shteti austriak, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ditë me parë pati paralajmëruar së gjatë muajit mars do të ketë fluks të kthimit të kosovarëve, transmeton Koha. Për këtë, ministrit i është kërkuar që të kërkojë buxhet shtesë, për ta lehtësuar riatdhesimin e të kthyerve.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se asnjë nga këta kosovarë nuk do të përfitojë nga procesi për riatdhesim dhe riintegrim. Nga procesi për riintegrim, që është edhe kusht i BE-së për liberalizim vizash, do të përfitojnë vetëm ata emigrant që kanë ikur jashtë shtetit para tetorit të vitit 2010.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat