Futbollisti afrikano-jugor, May Mahlangu: Mendoj të bëhem musliman

Futbollisti arfikano-jugor i ardhur tek një nga ekipet e Superligës Turke, Torku Konyaspor në mesin e këtij sezoni mendon të bëhet Musliman.

Pas shënimit të golit në ndeshjen Fenerbahçe - Konyaspor, gol i cili e kaloi në avantazh skuadrën e tij, Mahlangu u ul në sexhde në shenjë përulje ndaj Zotit. Ai theksoi se gjatë gjithë jetës së tij futbollistike pas çdo goli ai ka falënderuar Zotin.

"Përsa i përket sexhdes nuk jam munduar të marr si shembull lojtarin e Fenerbahçes, Moussa Sow apo lojtarin e Beshiktashit, Demba Ba. Babai im ishte musliman, ndërsa mamaja ime e krishterë. Me babanë shkoja në xhami, ndërsa me mamanë në kishë. Jam rritur duke pasur rreth meje shokë dhe miq nga të dyja fetë. Për këtë arsye jam gjysmë musliman dhe gjysmë i krishterë. Pas ardhjes time në Turqi fillova të kem kontakt më shumë me muslimanët. Në Turqi u rrit interesi im ndaj fesë Islame. Jam afruar shumë me shoqërinë time muslimane këtu. Mendoj të bëhem musliman" tha futbollisti Afrikano-jugor Mahlangu.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat