Shkencëtari Nikolla Teslla në fund të jetës së vet kishte kaluar në Islam.
Kështu ka thënë në Rozhajë muftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq, shkruan novosti nga rs, transmeton koha.net.
“Kohë më parë ka pasur një debat të vështirë rreth përpjekjes së Kishës Ortodokse serbe që eshtrat e Tesllës nga muzeu të barten në Tempullin e Shën Savës. Nëse vazhdojnë të grinden rreth kësaj, mua më duhet të them se Nikolla Teslla është musliman, sepse pak para vdekjes ai kaloi në Islam. Për këtë shkak nuk mundet që eshtrat e një muslimani të barten në kishë”, ka thënë ai.