Është mësuar kush dhe pse e ka sulmuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri sot pasdite. Është 25 vjeçari Adem Dibrani, i cili pasi që nuk është ndarë i kënaqur me përgjigjen e kryetarit Bahtiri për takim, e ka sulmuar atë nga pas.
Dibrani kishte shkuar për tu takuar me kryetarin Bahtiri, ndërsa ky i fundit i kishte thënë atij që ta lë numrin e telefonit aty dhe Komuna do ta kontaktojë për një takim në ditën tjetër, pasi që sot ishte duke shkuar në një takim pune.
Mirëpo burime të gazetës “Zëri” mësojnë se i riu nga fshati Gradicë i Drenicës i kishte kërkuar Bahtirit që t’ia gjej një vend pune.
“Pse nuk po më punëson”, thuhet t’i jetë drejtuar i riu Adem Dibrani, kryetarit Bahtiri.
Përgjigja e kryetarit si duket nuk e ka kënaqur 25 vjeçarin, Dibrani i cili pa hezituar e ka goditur Bahtirin nga pas. Kështu të paktën ka thënë për gazetën “Zëri”, zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.
Syla ka shtuar se kryetari Bahtiri nuk ka pësuar lëndime të rënda mirëpo që për shkak të incidentit është detyruar ta anuloj takimin e punës në Prishtinë. /Zeri/