Harrohet dosja Gavriç

Hetimet vazhdojnë. Kaq dihet pas gati tre muajsh paraburgimi për serbin Slobodan Gavriç, i cili në mbrëmjen e 25 dhjetorit u kap me 12 kilogramë eksploziv në afërsi të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Derisa Gavriç po mbahet në paraburgim, Prokuroria, si organ i akuzës, po e heton dyshimin si rast tejet të izoluar, duke u kujdesur që të mos dalë asnjë informatë rreth rastit, madje as për vetë të dyshuarin dhe avokatin e tij, shkruan “Zëri”.

Dosja e të dyshuarit Gavriç, siç konfirmon Prokuroria, në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet publike në këto lloj hetimesh.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat