Brenda 15 viteve të pasluftës janë vrarë rreth 1500 qytetarë

Vrasjet në Kosovë, pas përfundimit të luftës kanë marrë përmasa shqetësuese, ndërsa disa prej tyre vazhdojnë të mbesin enigmë.

Sipas statistikave zyrtare, brenda 15 vjetëve të pasluftës, nga plumbat e thikat, janë vrarë rreth 1500 qytetarë, ndërsa motivet mbesin të ndryshme, nga ato politike, hakmarrje, biznesore, pronësore, morale, aksidentale... 

Këto jetë njerëzish janë shuar nën administrimin e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, e më pas edhe nga organet e sigurisë që kaluan në duart e vendorëve.

Të gjitha strukturat e sigurisë kanë dështuar që të garantojnë një shtet ku funksion ligji, sepse në raste të caktuara mbi ligjin është vendosur zakoni./zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat