Mijëra besimtarë nga e gjithë bota kryejnë Umrën

Mijëra besimtarë në qytetin e shenjtë të Mekës kryejnë Umrën, pelegrinazhi që kryhet jashtë periudhës së Haxhit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të Umrës besimtarët kryejnë rituale të ndryshme, në mesin e të cilëve tavaf rreth Qabës. Pelegrinët gjatë Umrës vizitojnë xhamitë rreth Mekës dhe Medinës, të cilët tashmë disa vite u bënë tepër të ngushta për numrin e madh të besimtarëve nga e gjithë bota.

Nga Ministria për Haxh e Arabisë Saudite kanë konfirmuar se numri i besimtarëve të cilët kryejnë Umrën nga viti në viti rritet. Kjo ministri në vitet e fundit ka lëshuar një sërë rregullash që sjellin rendin dhe ua lehtësojnë besimtarëve kryejnë ritualet.

Pastërtia dhe rregulla brenda dy haremeve janë sjellë në nivel më të lartë. Udhëheqësia e xhamive rregullisht paraqet raporte mbi gjendjen duke i dërguar në disa adresa përkatëse, përfshirë pallatin e Mbretit saudit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat