Javën e ardhshme nisin punimet për xhaminë e madhe në Tiranë

Punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, do të nisin javën e ardhshme, dhe priten të përfundojnë në më pak se 3 vjet.

Në vendin ku do të ndërtohet xhamia e madhe, do të krijohet edhe një muze, i cili është titulluar Muzeu i Bashkëjetesës. Pikërisht ky muze do të japë simbolikën që Shqipëria në shumë platforma krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Komuniteti Mysliman turk ka investuar 30 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti kulti dhe sipas projektit gjurma e xhamisë së madhe do të jetë 5200 m2, ndërsa sipërfaqja e godinës është 2.451 m2.

Lartësia e kupolës së xhamisë është gati 40 m dhe më të larta do të jenë minaret. Xhamia do të ketë 2 kate nëntokë parkim dhe qendra argëtimi për fëmijë. Ndërsa Muzeu do të ketë objekte e dëshmi historike për të gjitha besimet fetare./shekulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat