Francë, Partia ekstreme e krahut të djathtë kundërshton ndërtimin e xhamive

Partia e Ballit Kombëtar, një formacion politik ekstrem në Francë, njoftoi se është kundër objektivit të Këshillit Kombëtar islamik për dyfishimin e xhamive brenda dy viteve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Florian Philippot zv. kryetari i partisë së Ballit Kombëtar duke i cilësuar xhamitë si "njëqind përqind vende për radikalizëm" ka pretenduar se në vend ka mjaftueshëm xhami.

Philippot duke folur në kanalin "I Tele" dhe duke dalë kundër kritikave se nuk ka vend mjaftueshëm për adhurim nëpër xhamitë ai pretendoi se: "ata që falen nëpër rrugë, e bëjnë në mënyrë të ndërgjegjshme këtë për të krijuar presion ndaj qeverisë dhe regjimit të Republikës".

Zv. kryetari i partisë së Ballit Kombëtar, i cili ka kërkuar "rikthimin mbrapsht të imamëve radikalë" tha më tej se duhet të ndalohet menjëherë ndërtimi i xhamive të cilat marrin mbështetje financiare nga jashtë.

Kryetari i Këshillit Islamik të Francës, Dalil Ebubekir, duke theksuar se në vend ndodhen afërsisht 2 mijë e 200 xhami, ai ka pohuar se numrin e këtyre xhamive dëshironin ta dyfishonin brenda dy viteve.

Në Francë jetojnë afërisht 5 milionë muslimanë ku shumica e tyre janë nga Afrika Veriore, dhe Franca është një ndër vendet e para në Evropë ku jetojnë më shumë muslimanë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat