Një imam sirian kundërshtar i Asadit vritet duke u qëlluar në makinën e tij në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia theksohet se në mëngjesin e ditës së djeshme një person është qëlluar në gjoks në rajonin Wembley në veri-perëndim të kryeqytetit britanik. Policia thekson se brenda një mjeti me ngjyrë të errët është gjendur një person i plagosur i moshës rreth 40 vjeçare, por pavarësisht ndërhyrjes personi ka humbur jetën në vendngjarje me orën lokale 11.48. Policia ka deklaruar gjithashtu se ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Ndërkohë shtypi britanik ka njoftuar se personi që ka humbur jetën është Abdul Hadi Arwani i lindur në Siri dhe i cili më parë ka qenë me detyrën si imam në një xhami në Londër.
Ndërsa gazeta Times duke tërhequr vëmendjen se Arwani ka qenë kundërshtar i presidentit Sirian Bashar Asad, ka shprehur mendimin se sipas një burimi konfidencial "krimi mund të jetë kryer si pasojë e një mosmarrëveshjeje në xhami".
Ndërsa gazeta Daily Mail transmetoi se 48 vjeçari Arwani baba i 6 fëmijëve është ish-imami i xhamisë An-Noor në perëndim të Londrës dhe ka komentuar se "në lidhje me këtë krim të kryer në mes të ditës në rrugë dyshohet për regjimin Sirian".
Gazeta gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se Arwani ishte i njohur për mendimet dhe ligjeratat e tij kundër regjimit të Asadit dhe se kishte mbështetur një sërë prototestash kundër regjimit të mbajtura më parë në Londër.