Nisin punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë

Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, drejtori i Vakf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Uran Kalej, u shpreh, se falë përkushtimit institucional të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe mbështetjes së të gjithë faktorëve për realizimin e ndërtimit të kompleksit të Namazgjasë, u bë e mundur që sot të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

“Sot më në fund në po hedhim hapat konkret për të realizuar ëndrrën dhe nevojën e besimtarëve të kryeqytetit, që fillesat e veta i ka që në vitin 1938, atëherë kur Tirana vetëm si qytet numëronte 40 xhami dhe kishte disa mijëra banorë. Ndërkohë që sot metropoli ynë me popullsi gati një milion banorë numëron vetëm disa xhami të vogla. Gjejmë rastin të falënderojmë edhe Komunitetin Mysliman të Turqisë për financimin dhe ndërtimin e kompleksit të Namazgjasë, një vepër e cila do të ketë jo vetëm xhaminë, por edhe një muze Islam, bibliotekë, sallë konferencash dhe qendrën kulturore”, ka deklaruar Kalej.

Ndërsa inxhinieri, Hysein Shenturk, shefi i Kantierit të Ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, njëkohësisht përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Turqisë, u shpreh se ndihet krenar që po ndërton në Shqipëri xhaminë më të madhe të Ballkanit. “Pas një sërë përpjekjesh, u përgatitën projektet dhe kemi arritur në fazën e fillimit të punimeve. Me lejen e Allahut sot do të bëjmë gërmimin dhe nivelimin e terrenit” tha Shenturk.

Kompleksi i Namazgjasë nuk do të jetë vetëm një xhami, por do të ketë edhe një sallë konferencash, bibliotekë, Muze Islam, klasa mësimi, dy kate parking dhe ambiente të tjera ndihmëse. Punimet e xhamisë, priten të zgjasin rreth 3 vjet. Sipas Komunitetit Musliman të Shqipërisë, kostoja totale supozohet të jetë rreth 30 milion euro dhe me një kapacitet pre 4500-5000 veta vetëm brenda, ndërsa bashkë me pjesën jashtë, ky numër shkon deri në 8000 veta.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat