Aktori Hasan Murseli, i cili luante rolin "Mixha Bibë” në emisionin “Përrallë me tupan”, ishte i njohur me humorin që bënte.
Ai tashmë është praktikues i fesë Islame.
Në një intervistë të dhënë "Radio-Pendimit", ai thekson se më parë ai kishte ndier një zbrazëtirë në shpirt dhe se rehatinë dhe lumturinë e vërtetë e kishte gjetur vetëm atëherë kur kishte filluar ta falte namazin.
Ai thotë gjithashtu se gjatë kohës që punonte si humorist kishte marrë goxha para, porse kurrë nuk ua kishte parë hairin.
Tani, edhe pse nuk është i punësuar thotë se është shumë i lumtur dhe se tashmë edhe gruaja dhe fëmijët e tij u përmbahen rregullave të Islamit.
Ai falënderon Allahun pandërprerë dhe thotë "pasurinë më të madhe në dunja tash e kam gjetur"./Shembulli/